“E fyeu dhe i dha fund lidhjes”- Zbulohen detaje nga vrasja e 28-vjeçares shqiptare
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 28-vjeçares shqiptare Danjela Neza, e cila u ekzekutua mbrëmjen e të premtes në Savona të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se shkak për krimin është bërë fundi i lidhjes që 28-vjeçarja pati me një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea.
Safayou Sow, ish i dashuri i vajzës shqiptare e qëlloi atë me plumb pas koke. Më pas ishte vetë autori që lajmëroi karabinierët duke i thënë se kishte vrarë të dashurën e tij.
27-vjeçari rezulton një person pa precedent penal, i cili punon në kuzhinën e një restoranti në Darsena.
Arma e vrasjes, një pistoletë, gjysmë automatike e kalibrit 22 mm, me numër serie të gërryer, është gjetur në afërsi të trupit të viktimës.
Gruaja jetonte në Savona dhe punonte në të njëjtin vend me vrasësin. Ajo rezulton me precedent të mëparshëm penal për krime kundër pronës dhe trafik droge.
Mediat italiane shkruajnë se një fyerje e rëndë e bërë nga 28-vjeçarja ka nxitur zemërimin e burrit me të cilin ajo sapo kishte nisur një lidhje romantike. Fyerja bëri që ai të merrte armën që mbante në bagazhin e makinës dhe ta qëllonte.
Safayou Sow u mor menjëherë në pyetje nga Prokurori Publik Luca Traversa dhe aktualisht ndodhet në burgun Marassi i akuzuar për vrasje dhe mbajtje të armëve pa leje.
LEXO GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë