Mick Schumacer në Formula 1, sezonin e ardhshëm gjermani do jetë pjesë e skuadrës Haas
Pas një mungese të gjatë më në fund në Formula 1 do të kemi sërish një pjesëtar të familjes Schumacer. Bëhet fjalë për Mick, djalin e legjendës së këtij sporti Michael Schumacer i cili sezonin e ardhshëm do drejtojë një makinë Haas.
Aktualisht ai është pjesë e Formula 2 dhe për momentin ndodhet në krye të kampionati në këtë kategori.
Mick Schumacher është pjesë e akademisë së Ferrarit dhe ka spikatur me performancat e tij në pistë, duke bindur zyrtarët e skuadrës amerikane.
Debutimi në makinën Haas është parashikuar që në provat e lira të Abu Dhabi-t.
Hera e fundit që kemi parë Michael Schumacer të drejtojë një makinë të Formula 1 ishte në 2012-ën kur ishte pjese e Mercedes, ndërsa tani thuajse 9 vite më vonë, do të jeta radha e djalit të tij 22-vjeçar që të mundohet ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë trashëgiminë që i ati ka lënë në këtë sport.
Deri tani paraqitjet e gjermanin kanë qenë të kënaqshme dhe synimi është që në vitet e ardhshme të ulet në timonin e një Ferrari mbase për të rikthyer edhe një herë periudhën e artë Schumacer.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës