Infektimet në qarkun e Korçës, aktualisht 60 mësues janë prekur nga COVID-19
Pas Tiranës dhe Gjirokastrës, Korça është qarku me më shumë infektime të reja në 24 orët e fundit. Problematike mbetet situata në shkolla, ku ka një numër të konsiderueshëm infektimesh.
Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi mëngjesin e sotëm se në qarkun e Korçës aktualisht janë 60 mësues të infektuar.
“Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, ndërkohë që është qarku i Korçës ai që mban numrin rekord të infektimeve në total brenda institucioneve arsimore.
Në total në qarkun e Korçës janë më tepër se 230 raste kanë rezultuar pozitive (mësues), momentalisht janë 60 prej tyre aktivë. Momentalisht numërohen rreth 1011 raste aktive në qarkun e Korçës. Po ashtu numri i vdekjeve ka shkuar në 56”, u shpreh Shkëmbi.
Ndërkohë edhe në të gjithë Shqipërinë, çdo ditë që kalon rëndohet më shumë bilanci i COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 705 raste të reja me COVID-19 në 2186 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 17 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Lexoni gjithashtu:
Shtatëmbëdhjetë të vdekur dhe 705 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në