Spahiu: 85% e njerëzve urrejnë Metën, por ai nuk largohet sepse ka frikë nga populli

9 Maj 2023 | 18:48

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania, gjetjet e “Barometri”, ku në sondazhet e fundit rezulton se 85% e qytetarëve nuk e pëlqejnë figurën e Ilir Metës.

Sipas juristit, diçka e tillë është normale duke marrë në konsideratë dhe sa i konsumuar është ky i fundit në politikë.

“Fakti që Ilir Meta është figura më e urryer dhe ai vazhdon të rrijë në politikë dhe ka marrë gjithë postet, president, kryeministër, kryetar parlamenti do të thotë që nuk është refleksion i vullnetit dhe sovranitetit popullor, por është produkt i pazareve, i dhunës politike, i kapjes së shtetit, i manipulimit të votave, i pazareve të ndyra dhe të pandershme,” – u shpreh Spahiu.

Ai theksoi se gjetjet e “Barometri” kanë nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të politikanëve shqiptarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023