Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë Pëllumb Seferi
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, Pëllumb Seferin, i cili mban postin e drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
Për Seferin në seancën e parë dëgjimore trupa gjykuese konstatoi probleme në pasuri, megjithatë ky fakt nuk ndikoi në vendimin e komisionit për ta konfirmuar në detyrë. Ndërkaq në dy kriteret e tjera të vlerësimit atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale ai rezultoi pa probleme.
Zyrtarit të policisë që mban gradën drejtues i lartë komisioni i konstatoi problem në dy pasuri, konkretisht në një banesë 1+1 që kishte blerë në vitin 2003, për të cilat Seferi kishte deklaruar se e kishte blerë me para të fituara nga bursa gjatë kohës që ishte me studime në Itali dhe hua nga kunati si dhe një tjetër banese 2+1 që ishte blerë nga shitja e shtëpisë së mëparshme.
Për këto pasuri komisioni konstatoi se mungonin dokumentet që vërtetonin përfitimin e parave nga bursa si dhe vërtetimin për burimin e ligjshëm të parave të kunatit.
Pëllumb Seferi është zyrtari i 31 që i nënshtrohet procesit të vettigut. Ai u emërua në krye të Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në gusht të vitit 2020 ndërsa më herët ka mbajtur postin e shefit të kabinetit të drejtorisë së përgjithshëm të policisë dhe zyrës së Interpol Tirana.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në