Legjitimiteti i qeverisë Hoti, Qazim Rrahmani: Vota e Arifit është e rregullt dhe e drejtë

3 Dhjetor 2020 | 09:08

Qazim Rrahmani, kryetari në detyrë i Partisë së Ashkalive për Integrim deklaroi për Euronews Albania se vota e Etem Arifit për qeverinë Hoti është një votë e rregullt.

“Dje Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar të gjitha palët dhe pritet që në ditët në vijim të jepet epilogu në këtë çështje. Partia e Ashalive për Integrim mendon se vota e Arifit është rregullt e drejtë dhe nuk do ketë ndikim në situatën politike në Kosovë”, tha ai.

“Unë kam deklaruar disa ditë më parë dhe ka sqaruar se  Partia e Ashkalive për Integrim është pjesë e kësaj qeverie dhe do të vazhdojë deri më momentin qe ne do të kemi rregullat e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai më tej.

Ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë u zhvillua seanca e parë për vlefshmërinë e qeverisë Hoti.

Dje, nëntë gjyqtarë të Kushtetueses dëgjuan online dhe u parashtruan pyetje përfaqësuesve të Vetëvendosjes si iniciues të kësaj çështje, përfaqësuesve të qeverisë, Zyrës së kryeparlamentares, Komisionit për Mandate, KQZ-së dhe Këshillit Gjyqësor.

Pritet që vendimi të jepet në ditët në vijim, për vlefshërinë apo pavlefshërinë e votës së ish-deputetit Etem Arifi. 

Lexoni gjithashtu:

“Arifi” 5 orë në Kushtetuese, dëgjohen të gjitha palët, pritet vendimi nga gjykata

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026