Tre ish-presidentët e SHBA-Së, pranojnë të bëjnë vaksinën e COVID-19 publikisht
Tre ish-presidentët e SHBA-së Barack Obama, Bill Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do ta bëjnë vaksinën e coronavirus publikisht, por edhe në televizion, që tu tregojnë qytetarëve amerikanë rëndësinë e vaksinimit.
Barack Obama është shprehur se i beson fjalëve të Dr. Fauci duke thënë se: “Do ta bëj vaksinën kundër Covid-19, dhe mund ta bëj në TV, ose ta filmoj në mënyrë që njerëzit të dinë që i besoj shkencës.” – në një intërvistë te “The Joe Madison Show”.
Freddy Ford, zëdhënësi i George W.Bush, deklaroi se ish-presidenti kishte kontaktuar me Dr. Anthony Fauci, i cili mban postin e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.
Gjithashtu edhe zëdhënësi i ish-presidentit Bill Clinton, Angel Urena, ka folur për këtë çështje duke u shprehur se ish-presidenti Clinton patjetër që do ta bëje vaksinën sa më shpejt që të jetë në dispozicion, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik.
Madje ai ka thënë se do ta bëjë atë në një mjedis publik për të nxitur të gjithë amerikanët të bëjnë të njejtën gjë, si ai.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut