Irani ekzekuton me varje 7 persona

10 Maj 2023 | 13:17

Irani ka ekzekutuar edhe shtatë persona në dy burgje jashtë Teheranit, të akuzuar për krime që lidhen me drogën dhe përdhunim, tha një grup i të drejtave të njeriut më 10 maj.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se Irani në dy javët e fundit kanë varur disa të dënuar.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për numrin “e frikshëm” të lartë të ekzekutimeve në Iran, pasi të hënën autoritetet iraniane njoftuan për ekzekutimin e dy burrave që ishin të dënuar për blasfemi.

Tre persona u ekzekutuan në burgun Gezal Hesari në Karaxh, afër Teheranit, nën akuza për trafikim droge, tha organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

Kjo organizatë tha se edhe katër burra u varën në burgun Raxhai Shah në Karaxh. Që të katërt ishin të dënuar për përdhunim.

Ueb-faqja e gjyqësorit, Mizan, konfirmoi ekzekutimin e tre persona të dënuar për vepra që lidhen me drogë, duke theksuar se të dënuarit ishin pjesë e një karteli që shpërndante kokainë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për katër të ekzekutuarit, që ishin të dënuar për përdhunim.

Sipas Iran Human Rights, në 12 ditët e fundit, në Iran janë ekzekutuar 64 persona.

“Makina vrasëse e Qeverisë po përshpejtohet. Qëllimi i saj është të frikësojë popullin dhe viktimat e saj janë pjesa më e dobët e shoqërisë”, tha drejtori i kësaj organizate, Mahmood Amiry Moghaddam.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026