Raportonte nga lufta në Ukrainë, raketa i merr jetën gazetarit francez
Një gazetar francez 32-vjeçar është vrarë teksa raportonte nga zona e luftës në Ukrainën lindore.
Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve AFP, vdiq të martën pasi u godit nga raketa pranë Chasiv Yar, në perëndim të Bakhmut. Një ekip gazetarësh u sulmua rreth orës 16:30 ndërsa ishin me një grup ushtarësh ukrainas.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri homazhe për gazetarin Soldin i cili vdiq në vijën e parë të luftës.
“Ne ndajmë dhimbjen e të dashurve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Kryetari i AFP, Fabrice Fries, tha se agjencia e lajmeve ishte “shkatërruar” nga vdekja e Soldin, për të cilën ai tha se ishte një “kujtues i tmerrshëm i rreziqeve me të cilat përballen çdo ditë gazetarët që mbulojnë konfliktin në Ukrainë”.
Drejtoresha e agjencisë për Evropën, Christine Buhagiar, e kujtoi Soldinin si “entuziast, energjik dhe trim” dhe tha se ai kishte qenë “plotësisht i përkushtuar për zanatin e tij”.
Deputetët e të gjitha partive politike qëndruan në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe bënë homazhe për Soldin. Ai ishte pjesë e ekipit të parë të AFP-së që shkoi në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar dhe kishte jetuar atje që nga shtatori.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme