Tjetër incident detar në Durrës, përplaset peshkarexha me velierën
11 Maj 2023 |
11:06
Një tjetër incident detar është shënuar të enjten në Adriatik, 15 milje larg bregut të Durrësit.
Peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Blue Moon” me flamur anglez janë përplasur rreth orës 02.30 të ditës së sotme, në det të hapur.
Në peshkarexhë ndodheshin 5 shtetas, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik.
Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos tek veliera e huaj.
Brenda më pak se 24 orëve, ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pas atij të regjistruar një ditë më parë, kur peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta