Sekuestrohen pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas kërkesës së SPAK

3 Dhjetor 2020 | 16:11

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjykata ka vendosur sekuestro ndaj pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla.  

Mbi bazën e hetimeve të kryera, SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Kërkesa e SPAK vjen për 5 pasuri të paluajtshme, mes tyre një apartament dhe 5 sipërfaqe toke arë, prej mijëra metrash katrorë.

Në argumentimin e SPAK thuhet se sekuestrimi është masë parandaluese autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj këtij shtetasi.

Më datë 23 nëntor GJKKO, vendosi sekuestron e pasurisë për ish-kryeprokurorin.

 

Lexoni gjithashtu:

Akuzat për fshehje të pasurisë, GJKKO nis gjykimin për Adriatik Llallën

Shtyhet gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit, avokati kërkoi të njihet me provën e re të sjellë nga akuza

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026