Rumania përforcon mbrojtjen, ushtria vë në gatishmëri dy sisteme të reja “Patriot”
Në kuadër të sfidave të sigurisë me të cilat përballet Evropa, Rumania ka përforcuar sistemet mbrojtëse ajrore me dy bateri të reja raketash amerikane “Patriot”.
Lëvizja e çon në 4 numrin e sistemeve të vendosura në gatishmëri në vendin anëtar të NATO-s. Një oficer i ushtrisë shpjegoi avantazhet për Euronews.
“Një nga aspektet speciale të këtij sistemi është se ka një kapacitet anti-balistik të cilin Rumania dhe ushtria rumune nuk e kanë pasur derisa erdhën sistemet ‘Patriot’. Është një sistem kompleks, i bazuar në teknologjinë digjitale dhe tek informacioni. Radarët janë shumë të fuqishëm, prandaj dhe objektivat janë të lehtë për t’u goditur. Operatorët kanë mundësinë të vendosin, apo të më pyesin se çfarë rakete të përdorin kundër një objektivi të caktuar. Është një hap përpara krahasuar me sistemet e mëparshme”, tha Cezar Dedu, regjimenti i raketave “Patriot”.
Disa qindra ushtarë rumunë janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të blerjes së sistemeve “Patriot”. Numri i tyre do të rritet me blerjen e raketave të tjera në 2026-n.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)