Kush i fiton zgjedhjet në Greqi, gjysmë milionë të rinj votojnë për herë të parë

11 Maj 2023 | 14:50

Pothuajse gjysmë milion të rinj në Greqi kanë të drejtën e votës për herë të parë. Ky brez ndryshon në shumë mënyra nga brezat e mëparshëm, por trashëgon edhe vështirësitë e lëna pas  nga një dekade e krizës financiare dhe pandemisë së koronavirusit.

Analistët besojnë se vota e të rinjve do të ndikojë ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve të 21 majit dhe për këtë arsye fushatat politike po fokusohen në to.

“Në listat zgjedhore kombëtare janë regjistruar 440 mijë të rinj. Në këto zgjedhje për herë të parë  ata kanë të drejtën e votës” – tha George Dimitropoulos, për Euronews Greqi.

“Këtë vit do të votoj për herë të parë. Unë diskutoj për këtë me prindërit e mi, çfarë do të zgjedhim, çfarë është e mirë për ne dhe çfarë jo”- nënvizoi Emmanuel Topalides, student universitet.

“Vendimi im do të bazohet se cila parti ka programin më të mirë për ekonominë dhe arsimin. Këto janë gjërat më të rëndësishme për të cilat duhet të luftojmë”- tha Alexia Aggelidou, studente.

“Unë do të votoj me kriteret e mia. Kam vite që mendoj për të. Vendi po rimëkëmbet. Ne duam të vazhdojmë kështu. Besoj se të rinjtë duhet të dalin të votojnë sepse janë e ardhmja e vendit tonë. Ata duhet të vendosin për të ardhmen e tyre”- theksoi Konstantinos Ksiarhos, student.

“Kjo është hera e parë. Për momentin besoj se vendi po rimëkëmbet nën drejtimin e Demokracisë së Re. Ne kemi nevojë për një qeveri të qëndrueshme. Kjo është më e mira për vendin tonë.”- tha Giannis Katsouris.

“Po unë do të votoj. Nuk e di me çfarë kriteri ende. nuk jam aq i informuar”- shtoi Roubini Kaltsa, student

Për partitë politike të Greqisë vota e të rinjve është e paqartë. Kjo është arsyeja pse ata po përpiqen t’i tërheqin ata përmes platformave të mediave sociale.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026