Pamjet e shpërthimit masiv në qendër të Milanos, evakuohet shkolla

11 Maj 2023 | 14:21

Disa automjete morën flakë në qendër qytetit të Milanos pas një shpërthimi masiv, duke plagosur një person.

Mediat italiane raportohnë se shpërthimi dyshohet të ketë ardhur në një furgon që transportonte bombola me gaz oksigjen.

Televizioni SkyTG24 transmetoi pamje nga lagjja Porta Romana e Milanos, duke treguar shtëllunga të larta tymi të zi dhe zjarrfikës në vendngjarje.

Sipas pamjeve të para të marra nga celularët, janë të paktën pesë makina që kanë marrë flakë, në udhëkryqin mes rrugëve Pier Lombardo dhe Vasari. Një shkollë aty pranë, Instituti Suore Mantellate, u evakuua. Policia bën me dije se fëmijët e pranishëm në institut në momentin e shpërthimit janë të gjithë mirë. Edhe një godinën pranë furgonit ku ndodhi shpërthimi u përfshi nga flakët dhe banorët u evakuuan.

Për momentin, sipas policisë lokale, rezulton vetëm një i plagosur, drejtuesi i furgonit, i cili raportohet se nuk është në rrezik për jetën.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026