Gjendet e vdekur në tualetin e universitetit 25-vjeçarja në Milano

1 Shkurt 2023 | 12:23

Një vajzë 25-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në tualetin e një universiteti në Milano.

Sipas informacioneve paraprake në trupin e vajzës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Trupi i vajzës u gjet me një shall në qafë me skajin tjetër i varur në derën e tualetit.

Nuk ka ende asnjë informacion nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me një vetëvarje të 25-vjeçare.

E reja u gjet mëngjesin e sotëm në orën 06:45 nga një kujdestare që po bënte turin e hapjes së Institutit.

Kufoma është shfaqur e veshur dhe për momentin nuk janë vërejtur shenja të dukshme agresioni. Trupi u gjet në ndërtesën 5, e cila ndodhet ofron akses në kopshtin dhe kafenenë letrare.

Seksioni shkencor i Karabinierëve ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ansa raporton se e reja ka lënë një shënim në të cilin shprehte qëllimin e saj për të kryer vetëvrasje. Shkrimi është gjetur aty për aty dhe është marrë nga karabinierët.

Pavarësisht kësaj prove hetuesit nuk janë ende plotësisht të bindur se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026