Dëgjohen kërkesat e eksportuesve, qeveria ndërhyn te bizneset e goditura nga euro

11 Maj 2023 | 21:01

Qeveria ka nisur të lëvizë për të lehtësuar bizneset eksportuese e goditura nga zhvlerësimi i euros. Një ndër masat e marra është rimbursimi i TVSH-së në një afat tre ditor. Diskutohet edhe një plan afatgjatë i masave. 

Sektori i eksporteve është prekur më shumë nga të gjithë nga zhvlerësimi i euros i cili ka vijuar në rënie drastike tre muajt e fundit.

Ministria e Financave bashkë me shoqatat e eksportuesve si dhe shoqatën e bankave, janë mbledhur për të diskutuar rreth masave që duhen marrë për të mbrojtur këtë sektor.

 “Kemi vendosur me qëllim dhënien e një zgjidhje afatshkurtër për rritjen e likuiditeteve të kompanive eksportuese, do të ngurtësojmë parapagimin e kësteve të tatimfitimit për të gjithë kompanitë eksportuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe të prodhimit të tyre”.

Një masë tjetër që ndërmerr qeveria në këtë moment është edhe rimbursimi i TVSH-së.

 “Nga ana tjetër ne do të marrim masa me qëllim që rimbursimi i TVSH-së që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të ministrisë të Financave dhe të Ekonomisë, duhet të jepet me një afat 30 ditor, nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim, do të jepet  me një afat shumë më të shkurtër, brenda tre ditëve nga paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit”.

Të gjithë eksportuesit tregtojnë në euro, ndërsa shpenzimet i kanë në lek, dhe si rrjedhojë të ardhurat e këtyre bizneseve kanë ardhur duke u tkurrur.

Bashkarisht me planet afatshkurtër, u diskutua dhe një plan afatgjatë për marrjen e masave të mëtejshme për ndikimin negativ që ky fenomen do ketë në treg. Disa sugjerime ishin ristrukturimi i kredive si dhe propozimi i kontratave forëard.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026