PS mbyll fushatën në Tiranë, Veliaj: Çdo punë që kemi bërë, vlerë për qytetin
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë mbajti fjalën e tij në eventin përmbyllës të fushatës në Parkun Olimpik në kryeqytet.
Ai tha se pavarësisht pengesave dhe skepticizmit, çdo punë që kanë bërë për qytetin është kthyer në një vlerë të shtuar për qytetin.
“Sot fuqia jonë transformuese e ka ndryshuar Tiranën cep më cep. Sot Tirana ka 40 shkolla të reja, nga më të bukurat në rajon, sot Tirana ka çerdhe dhe kopshte për t’u pasur zili, sot Tirana ka transformuar hapësirat publike.
Thoshin ‘mos ma prek sheshin, mos m’i prek lodrat, mos ma prek pazarin, mos ma prek kalanë, mos ma prek Astirin, mos ma prek bulevardin’, por, çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në një vlerë për qytetin tonë dhe kthehet në një hapësirë ku të gjithë si të barabartë, ku të gjithë me aspiratat dhe ëndrrat tona i realizojmë në Tiranë,” – u shpreh Veliaj.
Ai tha se bashkë me kryeministrin Rama, sot në Tiranë janë bërë gjëra që dikur dukeshin të pamundura. Veliaj shtoi se sot Tirana është në qendër të vëmendjes së Europës, kur më parë ishte e fundit në Ballkan.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë