“Dako po bën fushatë për ju”| Rama: Në jetën e tij private, mund të bëjë ç’të dojë
Erla Mëhilli përmendi Vangjush Dakon dhe Tom Doshin si të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si non grata, duke pyetur rrjedhimisht kryeministrin Rama nëse mendon se edhe dy miqtë e tij janë “faqe e zezë” si Sali Berisha.
Ai argumentoi se Dako nuk është në asnjë garë dhe nuk po kërkon asnjë votë, edhe pse moderatorja insistoi se ky i fundit po kërkon vota për kandidaten për kryebashkiake të Durrësit, Emiriana Sako.
“Miku im Vangjush Dako nuk është në asnjë garë, nuk po kërkon votën e askujt dhe është miku im padiskutim, por nuk është kandidat për asgjë, nuk është një person që po synon të kthehet në skenën politike për të bërë çfarëdoqoftë. Është një qytetar i lirë i Durrësit dhe është në jetën e tij private ku ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë,” – u shpreh Rama në “Now me Erla Mëhillin”.
Kryeministri tha se nëse Berisha nuk do tentonte të kthehej përsëri në pushtet, ai vetë as nuk do t’i kushtonte rëndësi kësaj teme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës