Goditet banda shqiptare në Belgjikë, sekuestrohen kokainë e 60 mijë euro

12 Maj 2023 | 07:23

Pas një hetimi prej më shumë se një viti, policia belge ka zbarkuar në një restorant, Antëerp Grill, në Jan Ëelterslaan, pas informacioneve se në ambientet e të cilit po zhvilloheshin aktivitete kriminale.

Mediat belge shkruajnë se ky restorant, me pronarë shqiptarë, shërbente për shitje dhe konsum të kokainës, ndërsa thuhet se frekuentohej kryesisht nga shqiptarë të lidhur me aktivitetin kriminal.

Menaxheri i lokalit, i identifikuar si Labinot L., dhe shoqëruesit e tij u bënë objekt i një hetimi të madh nga detektivi lokal i zonës së policisë së Antëerp. Kjo tregoi se grupi në këtë restorant drejtohej nga Ramiz B., i cili gjithashtu mbante kontakte të ngushta me José AM, një spanjoll nga Sint-Gillis-ëaas.

Hetimi i çoi hetuesit në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor José AM merrnin pjesë në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave. ‘Pepe’ organizoi importin e hashashit në Belgjikë. Një ngarkesë u transportua me kamionë të paktën dy herë, por një ngarkesë e dytë (prej 20 kilogramësh) u kap në Francë në tetor.

Të mërkurën në mëngjes, kontrollet e shtëpive pasuan në më shumë se tridhjetë adresa në Deurne, Berchem, Sint-Gillis-ëaas, Bruges, Elsene dhe Mechelen.

“Tridhjetë të dyshuar u arrestuan në vendin tonë”, thotë Aerts. Ata janë marrë në pyetje gjatë së mërkurës, por gjyqtari hetues ende nuk ka vendosur nëse do t’i ndalojë.

Në Spanjë, policia ka kryer shtatë kontrolle në shtëpi të të afërmve të të dyshuarit kryesor, si dhe është kontrolluar një kantier ndërtimi ku janë pastruar paratë e krimit.

Në total u sekuestruan katër armë zjarri, silenciatorë, municione, 60 mijë euro cash dhe mbi 8 kg drogë. Policia sekuestroi gjithashtu disa ora luksoze dhe trembëdhjetë makina.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026

Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës

Zëvendëskryetari i partisë Yabloko të Rusisë, Maxim Kruglov u dënua me 7 vite burg të mërkurën për përhapjen të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u arrestua në...
10:17 | 25/06/2026

Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë u zotuan të forcojnë shtyllën evropiane të NATO-s përpara një takimi të mërkurën midis shefit...
10:09 | 25/06/2026