Historike për Shqipërinë, finalja e parë e “Conference League” do të luhet në Tiranë
Finalja e parë e garës më të re për klube të krijuar nga UEFA, “Conference League” do të luhet në Shqipëri.
Lajmi është bëri i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka lajmëruar se do të jetë “Air Albania” impianti që do të presë ndeshjen e fundit të edicionit të parë të këtij kompeticioni.
Kjo është hera e parë që Shqipëria pret një ndeshje të një rëndësie të tillë.
“Conference League” është një kompeticion i ri që për herë të parë do të nisë rrugëtimin e saj në verën e vitit 2021.
Shqipëria do të përfaqësohet me tre skuadra, vendin e dytë dhe të tretë të kampionatit si dhe fituesen e Kupës së Shqipërisë.
Me krijimin e këtij kompeticioni, skuadrat shqiptare do të ndeshen me skuadra të një niveli të përafërt, çka do të mundësonte kalimin e më shumë tureve dhe rritjen e të ardhurave.
Sipas skemës së re, asnjë ekip nuk do të shkojë direkt në kualifikueset e Europa League, ndërsa nuk ndryshon situata me skuadrën kampione që do ta nisë rrugëtimin në arenën ndërkombëtare nga turi i parë kualifikues i Champions League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor