Kievi falënderon Serbinë për ndihmën humanitare, ‘armët kanë rëndësi’

12 Maj 2023 | 16:04

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj Serbisë për ndihmën humanitare të ndarë, por se nevojitet më shumë.

“Sot është e rëndësishme çështja e mbështetjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, e cila në këtë moment kërkon jo vetëm ndihmën humanitare, por edhe dhënien e armëve dhe municioneve”, tha Tolkach në një konferencë për media, kushtuar marrëdhënieve ndërmjet Ukrainës dhe Serbisë.

Ai shtoi se mbrojtja e integritetit territorial të Ukrainës nuk mund të mbijetojë vetëm me ndihmë humanitare, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Agjencia Reuters njoftoi më 12 prill, duke cituar një dokument konfidencial të Pentagonit, se Serbia ka pranuar të dorëzojë armë në Kiev ose i ka dërguar tashmë ato.

Zyrtarët në Serbi, përmes deklaratave të tyre, hodhën poshtë pretendimet e tilla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026