Peskov: Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor”

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Moska beson se Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor” për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit në një intervistë për mediat në Bosnjë Hercegovinë tha se Beogradi është aktualisht nën presion më të madh nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sesa janë autoritetet e Republikës Sërpska, të cilat në Bosnjë e Hercegovinë po e bllokojnë vendosjen e sanksioneve.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian (BE), gjë që pritet nga vendet kandidate. Brukseli e paralajmëroi Serbinë sërish, më 9 maj, se përparimi në negociatat për anëtarësim do të varet nga harmonizimi me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

- Advertisement -

“Serbia është nën presion edhe më të madh se Republika Sërpska. Shpresojmë se do të kenë forcë të mjaftueshme për të mos hyjnë në radhën e kësaj rrjedhe kryesore të Perëndimit kolektiv”, tha Peskov në një intervistë për Televizionin Alternativ të Banja Llukës, i cili poashtu është nën sanksionet e SHBA-së.

Për lidhjet tradicionale të Rusisë me Serbinë, Peskov tha se Serbia është shtet sovran dhe se Rusia nuk ka asgjë kundër marrëdhënieve të saj me vendet perëndimore. Por, sipas tij, asnjë bashkëpunim me vendet perëndimore apo vendet e tjera nuk duhet të jetë pengesë për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Peskov tha se, kur bëhet fjalë për Republikën Sërpska, Rusia “niset nga fakti marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen dhe se ato vetëm do të forcohen në të gjitha fushat”.

Ai tha se Moska e di se çfarë është “presioni i jashtëm brenda Bosnjë e Hercegovinës, çfarë është presioni i jashtëm në kudër të mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu funksionojnë në përputhje me Marrëveshjen e paqes të Dejtonit”.

“Dhe, natyrisht, në përputhje me mundësitë tona, në radhë të parë ekonomike, ne jemi të gatshëm të mbështesim Republikën Sërpska, në mënyrë që ajo të ketë forcën për të ndjekur vazhdimisht drejtimin e saj, brenda të njëjtit shtet në të cilin ndodhet”, tha Peskov.

Duke folur për statusin e Republikës Sërpska brenda Bosnjë Hercegovinës, Peskov tha se ajo është një nga dy entitetet në atë vend dhe se sipas Marrëveshjes së Dejtonit ajo është krejtësisht e barabartë.

Në janar të vitit 2022, Departamenti amerikan i Thesarit e vendosi Millorad Dodikun në listën e sanksioneve për shkak të aktiviteteve të korrupsionit, përpjekjeve për të rrëzuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe rrezikimit të stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë rajonit.













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Samiti i Berlinit/Rekomandimet e shoqërisë civile për zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Për klimën dhe ndikimin e saj në jetën e secilit prej nesh flitet shumë, e gjithmonë e më shumë do flitet në vitet në...

Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti

Agjenti imobiliar, Aleks Gjergji tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se pavarësisht numrit të lartë të ndërtimeve, çmimet nuk do të...

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Sipas tij, në asnjë vend...





TË FUNDIT

Samiti i Berlinit/Rekomandimet e shoqërisë civile për zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Për klimën dhe ndikimin e saj në jetën e secilit prej nesh flitet shumë, e gjithmonë e më shumë do flitet në vitet në...

Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti

Agjenti imobiliar, Aleks Gjergji tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se pavarësisht numrit të lartë të ndërtimeve, çmimet nuk do të...

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Sipas tij, në asnjë vend...

Kërcënime me jetë, reagon komuniteti i prokurorëve: Nuk lëkundemi

Komuniteti i prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar sa i takon kërcënimit me jetë që i është bërë tre kolegëve të tyre. Ata kanë shprehur solidaritetin...

10 vjet nga tragjedia ne Lampedusa, 368 emigrantë humbën jetën

Në Lampedusa u përkujtua 10-vjetori i fundosjes së një anije emigrantësh që mori 368 jetë njerëzish. Qindra u mblodhën në ishullin italian, për nder...






 








Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×