Dëmet e tërmetit në Durrës, banorët kërkesë SPAK-ut: Prokuroria po na zvarrit hetimet
Një përfaqësi banorësh së lagjes nr.5 në Durrës, pallati i të cilëve është dëmtuar nga tërmetit i 26 nëntorit, kanë kërkuar nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) që të vijojë hetimet për pasojat e shkaktuara.
Pak muaj më parë banorët e kësaj lagjeje depozituan në SPAK 3 kallëzime, 2 prej të cilave u deleguan nga Prokuroria e Posaçme në Durrës.
Sipas banorëve prokuroria e qytetit bregdetar po zvarrit çështjen e hetimit për pallatin e tyre që ka pësuar dëme të shumta në strukturë dhe u rrezikon jetën disa familjeve që ende banojnë aty për shkak se u është ndërprerë dhe bonusi i qerasë.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi sqaroi se banorët kanë paditur ish-funksionarët e Bashkisë së Durrësit, të cilët sipas tyre kanë lejuar që në këtë pallat të ndërtoheshin edhe 4 kate shtesë.
“Është ngritur ndaj ish-funksionarëve të Bashkisë së Durrësit, pasi sipas banorëve ata janë përgjegjësit kryesorë për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre. Sipas banorëve pallati ky ato banojnë ka pasur strukturë për 10 kate dhe është bërë një abuzim se janë ngritur edhe 4 kate të tjera, duke çuar atë në 14 kate”, u shpreh gazetari.
Kështu, banorët në padi pretendojnë se godina pati shumë dëmtime nga lëkundjet e tërmetit, për shkak se në të janë bërë abuzime.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.