Vaksina anti-COVID, Manastirliu: Kemi bërë parapagimin prej 3.9 mln dollarë, do ta sigurojmë në kohë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeOgerta Manastirliu, në konferencën me gazetarët ka deklaruar se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID.
Ministrja theksoi se qeveria ka bërë një parapagim prej 3.9 milionë dollarë për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën anti-COVID.
“Më lejoni që të them që qeveria shqiptare që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të pasur akses në vaksinën e sigurt, efektive, në momentin që ajo të bëhet e disponueshme.
Aktualisht ne kemi realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me instrumentin e Covax. Është bërë tashmë parapagimi në vlerën 3.9 milionë dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur.
Shqipëria duke bërë këtë parapagim është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën” u përgjigj Manastirliu.
Manastirliu gjithashtu shtoi se Shqipëri është duke vlerësuar paralelisht dhe marrëveshjet me disa vende të tjera përveç përmes strukturave të BE-së.
“Paralelisht jemi duke vlerësuar në disa drejtime qoftë përmes shteteve të Bashimit Europian, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me ta, mundësinë për të aksesuar vaksinën e disponueshme edhe nëpërmjet strukturave të BE, por edhe nëpërmjet vetë vendeve të BE, në funksion të aksesit të sigurt të vaksinës”, tha Manastirliu.
Lexoni gjithashtu:
Nga 6 dhjetori nisin testet e shpejta për COVID-19, gati 100 mijë kite
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet