Valë sulmesh në Gaza, Izraeli vijon fushatën e bombardimeve kundër milicive islamike
Një sulm ajror izraelit vrau dy palestinezë të tjerë mbrëmjen e së premtes, në atë që shihet si tensionimi më i dhunshëm i situatës.
Ushtria izraelite deklaroi se objektivi i saj ishte komandanti i një lëvizjeje xhihadiste, Ayeed Alhuseni, i cili mbeti i vrarë pasi një avion luftarak sulmoi banesën ku ai fshihej.
Lideri i lëvizjes Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah deklaroi se po monitoron nga afër situatën në Gaza dhe paralajmëroi se sulmet ndaj lidershipit të grupit nuk do t’i dobësojnë luftimet.
Sulmet izraelite në ditët e fundit kanë çuar në vrasjen e 5 figurave kyçe të xhihadit islamik, në shenjë hakmarrjeje ndaj 900 raketave të qëlluara në zona të banuara të Izraelit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 33 palestinezë janë vrarë, përfshirë militantë por edhe fëmijë.
Dhuna është shoqëruar me thirrjet ndërkombëtare për qetësimin e situatës, me Bashkimin Evropian që po nxit palët për një armëpushim gjithëpërfshirës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë