SHBA nuk hapin kufijtë, skadimi i masës së Trump, Uashingtoni: Jo emigrantë ilegalë
Disa mijëra emigrantë u mblodhën në kufirin SHBA-Meksikë në prag të skadimit të “Titullit 42”, siç njihet masa e ish-presidentit Donald Trump gjatë pandemisë, që lejonte dëbimet imediate të emigrantëve që kalonin ilegalisht kufirin.
Prania e patrullave të Departamentit të Sigurisë së Brendshme u intensifikua në qytetet-kufitare si El Paso, teksa Shtetet e Bashkuara u përpoqën të bindin emigrantët latino-amerikanë të mos tentonin të kalonin kufirin.
“Dua të jem shumë i qartë, kufijtë tanë nuk janë hapur. Njerëzit që kalojnë kufirin ilegalisht, pa baza ligjore për të qëndruar do të gjykohen dhe dëbohen”, tha Alejandro Mayorkas, sekretari amerikan për Sigurinë e Brendshme.
Nga tani e tutje do të nisë aplikimi i “Titullit të Tetë”, ose rregulli që ka qeverisur historikisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Krahas kësaj, administrata Biden ka njoftuar masa të reja që kufizojnë aksesin e azilkërkuesve.
Por republikanët në Kongres po ngrenë zërin për një linjë më të ashpër dhe të enjten miratuan një draft për ngritjen e pjesëve të tjera të murit mes SHBA-së dhe Meksikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?