Zgjedhjet lokale, 15 gra në garë për kryebashkiake, ja kush janë

14 Maj 2023 | 07:24

Nga 143 kandidatë për kryetar bashkie, vetëm 15 prej tyre janë gra. 8 kandidate janë nga partia socialiste, 3 nga Partia Demokratike dhe 3 nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ si dhe 1 nga PDIU.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit do të garojnë 143 kandidatë për kryetar bashkie në 61 bashkitë e vendit, nga të cilat në 15 prej tyre do të garojnë 15 gra. 

Partia Socialiste garon në këto zgjedhje me 8 kandidate gra në bashkinë e Kurbinit, Klosit, Bulqizës, Dimalit, Durrësit, Përmetit, Lushnjes.

Bashkia Kurbin – Majlinda Cara

Bashkia Klos – Valbona Kola

Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri

Bashkia Dimal – Juliana Mema

Bashkia Durrës- Emirjana Sako

Bashkia Përmet- Alma Hoxha 

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

Ndërsa Partia Demokratike ka vetëm 3 gra në këto zgjedhje të cilat kandidojnë në Patos, Fier dhe Vaun e Dejës.

Bashkia Patos – Pranvera Rizai

Bashkia Fier – Eriselda Zotaj Çelaj 

Bashkia Vau i Dejës – Klomentina Drini 

Edhe koalicioni Bashkë Fitojmë vjen në këto zgjedhje me alterantiva gra në Përrenjas, Korcë dhe Fier

Bashkia Prrenjas – Suzana Topi

Bashkia Korçë – Ledina Alolli

Bashkia Patos – Sofie Alushaj

Nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet garon për bashkinë e Tiranës Lajla Përnaska. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026