Avokati Rumano sqaron ligjin: Pse arrestimi i Fredi Belerit është i paligjshëm
Avokati Gentian Rumano tha për “Review” në Euronews Albania se duhet t’i referohemi një deklarate nga ana e prokurorit të Prokurorisë së Vlorës dhe qëndrimit të avokatit të Fredi Belerit për të bërë dhe një analizë më të detajuar të situatës.
“Ndodhemi përpara veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë së Vlorës në kuadrin e një veprimi simulues, që do të thotë mbi çështjen ka disa dyshime mbi bazën e procedimit penal që është regjistruar pranë kësaj prokurorie dhe mbi bazën e këtyre dyshimeve kanë filluar veprimet hetimore.
Padyshim që veprimet hetimore janë speciale dhe duhen bërë nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe personi që autorizohet nga ana e prokurorisë për të kryer veprimin e simuluar duhet të shkojë pranë personit që dyshohet se po kryen këtë vepër penale dhe të veprojë duke kërkuar prej tij, apo duke pranuar kryerjen e një veprimi kriminal.
Ajo që e bën shumë dyshuese këtë situatë, sipas pretendimeve të avokatit, jemi përpara një veprimi që është provokuar nga personi i infiltruar, pra nga personi që është ngarkuar me këtë detyrë nga ana e prokurorisë. Provokuesi ka provokuar subjektin që po hetohet dhe në rast se ky subjekt e ka pranuar provokimin është e ndaluar nga ligji që të bëhet një veprim i tillë. Pra, duhet të kemi vullnet nga ana e subjektit duke qenë subjekti ai që kërkon votën nga qytetari,” – u shpreh Rumano.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin