Vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e ‘Pfizerit’, mjekja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar: Lajm mahnitës 

4 Dhjetor 2020 | 19:51

Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për luftimin e coronavirusit.

Sipas ekspertëve mjekësorë britanikë, vala e parë e vaksinimeve mund të parandalojë deri në 99% të shtrimeve dhe vdekjeve në spitalet COVID.

Autoritetet kanë lehtesuar masat për periudhën e festave, por numri i të infektuarve ditorë vazhdon të jetë i lartë.

Doktoresha Ardiana Gjini, specialiste e shëndetit publik në Londër tha për Euronews Albania se fillimi i vaksinimit kundër COVID është një ndër lajmet më të mira që kemi pasur ndër vite.

“Është një lajm mahinitës që një vaksinë e suksesshme u zhvillua dhe jemi të lumtur që Britania do të fillojë e para vaksinimin.

Komiteti që merret me strategjinë e vaksinimit ka bërë listën e personave prioritarë  për tu vaksinuar. Numëri është i kufizuar, filimisht janë 800 mijë doza që do të nisin me vaksinimin e të moshuarve në azile e më tej mjekët e personat mbi 80 vjeç”, tha ajo.

Mjekja tregoi se protokollin e mjekimit ndaj COVID në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar vetëm 2 medikamente janë treguar të suksesshëm; kortizon dhe një medikament i ri që zvogëlojnë shanset e vdekjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026