Ndahet nga jeta presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu
Ndahet nga jeta Kasem Hysenbelliu, presidenti i medias “Fax News”.
Hysenbenlliu ndodhej në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19.
Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.
Vdekja e Kasem Hysenbelliut ka qenë një lajm i trishtë, për gazetarët, miqtë dhe familjarët e tij.
Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit në një postimi në Facebook shprehet se lajmi është tronditës dhe ka shkaktuar shumë dhimbje.
“Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News.
Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24”.
Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal