SHBA-ja dekriminalizon kanabisin, Dhoma e Përfaqësuesve miraton draftin, kërkohet anulimi i dënimeve

5 Dhjetor 2020 | 09:19

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një draft që dekriminalizon për herë të parë kanabisin në nivel kombëtar.

Drafti bën thirrje për heqjen e kësaj lënde nga lista e substancave të ndaluara dhe anulimin e disa dënimeve federale.

 “Po e votoj këtë ligj sepse qeveria federale ka gënjyer popullin e këtij vendi mbi marijuanën për breza me radhë. Kemi parë një gjeneratë, sidomos tek të rinjtë me ngjyrë, të burgoset për shkelje që nuk duhet të kishin çuar në burgim apo çfarëdoqoftë”, deklaroi Matt Gaetz, ligjvënës republikan në Florida.

 “Legalizimi do të krijojë të ardhura nga taksat. Por me çfarë kostoje do të fillojmë të legalizojmë më pas kokainën? Marijuana është drogë fillestare, të jeni të sigurt. Ajo çon në përdorimin e drogave të tjera të rrezikshme”, tha Greg Murphy, ligjvënës republikan në Karolinën e Veriut.

Marijuana nuk është më vetëm për shtetet republikane.

Zgjedhjet e vitit 2020 ndihmuan të provonin se sa gjerësisht ajo është e përhapur për qëllime rekreative në Shtetet e Bashkuara.

Premtimet për legalizimin e saj çuan në fitore në shtete si Arizona, Nju Xhersi, Montana dhe Dakota e Jugut.

Aktualisht, 15 shtete kanë kaluar ligjet për marijuanën rekreative dhe 36 shtete të tjera kanë ligje për marijuanën mjekësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026