Festa zhvendoset në selinë e PS-së, mbështetësit nisin t’i bien daulleve

14 Maj 2023 | 23:51

Fitoret e Partisë Socialiste në bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit, ku u aplikua votimi elektronik, ka ndezur atmosferën në selinë e Partisë Socialiste.

Siç shihet dhe nga një video e siguruar nga Euronews Albania, mbështetës të kësaj force politike janë mbledhur në ambientet e jashtme duke festuar me daulle dhe klarinetë.

Pas festës në tre bashkitë e fituara prej tyre, duket se tashmë festa është zhvendosur në selinë rozë.

Kujtojmë se në Kamzë PS ka mundur të sigurojë 60.65% të votive, PD ka siguruar 4.24% dhe koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 35.11%. Në Vorë, Blerim Shera i PS ka marrë 8125 vota, konkretisht 74.28% . Ndërsa Indrit Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 2813 ose 25.72% të votave. Në Elbasan Gledian Llatja i PS ka fituar 55,03 për qind të votave, ndërkohë që kandidati i Bashkë Fitojmë Luçjano Boçi ka marrë 44,97 për qind të votave.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026