Rruga e Shqipërisë drejt BE, ambasadorja Kim: SHBA nuk ka bërë thirrje për të “mbyllur një sy” ndaj mosarritjeve

5 Dhjetor 2020 | 13:57

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka folur sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vënë theksin te reforma në drejtësi, si çështje kyçe për të arritur këtë qëllim. 

Diplomatja e amerikane me një shënim në “Twitter” shkruan se SHBA ka bashkëpunuar gjithmonë me BE për të ndihmuar Shqipërinë, me synimin që të ecë para, pavarësisht mangësive, ku një ndër to është edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo thotë se SHBA-ja kërkon ngritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit të këtij vitit.

“SHBA dhe BE janë të bashkuar në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë çast SHBA nuk ka bërë thirrje për të “mbyllur një sy” ndaj mosarritjeve; përkundrazi, i kemi nxjerrë në pah dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin.Kjo është edhe arsyeja pse SHBA së bashku me BE përqendrohen kaq shumë në Reformën në Drejtësi, përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor”, shkruan ambasadorja Kim. 

Ky reagim i diplomates amerikane vjen pas një shkrimi të publikuar në median elektronike Lapsi.al, i cili mes tjerash thekson se dështimi i kryeministrit Edi Rama për të hapur negociatat, ka çuar në përplasjen e SHBA-së dhe BE-së.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë një zë konsistent mbi zhvillimet politike dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në qëndrimet e saj publike, diplomatja amerikane ka motivuar strukturat e reja të drejtësisë të godasin krimin dhe korrupsionin, me qëllim që publikut t’i kthejnë sa më parë besimin tek drejtësia.

LEXONI GJITHASHTU:

SHBA me sytë nga SPAK për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Sekuestrohen pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas kërkesës së SPAK

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026