A angazhohen mjaftueshëm të rinjtë shqiptarë për të reaguar për çështje që i shqetësojnë?

5 Dhjetor 2020 | 17:13

Të rinjtë shqiptarë nuk angazhohen mjaftueshëm për të ngritur zërin dhe për të reaguar për çështje që i shqetësojnë. Kështu mendojnë 92% e përgjigje-dhënësve në sondazhin e realizuar nga redaksia digjitale në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram.

Migen Qiraxhi, drejtues i organizatës jo-fitimprurëse “Qëndresa Qytetare”, na ka treguar se cilat janë çështjet për të cilat kanë reaguar të rinjtë gjatë këtij viti përmes organizatës.

“E para lidhet me pjesëmarrjen e studentëve në votimet për drejtuesit e rinj akademikë. Së bashku me organizimin e studentëve, një proces gjyqësor, por edhe me një protestë në rrjetet sociale për shkak të mungesës së lëvizjes në muajt e izolimit, ne patëm mundësi të shtynim afatin për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Çështja e dytë që ne patëm mundësi të kontribuonim bashkë me studentët ishte kur morëm lajmin se viti i dytë akademik do të zhvendosej sërish online, pavarësisht premtimeve të drejtuesve se do të ishte e alternuar. Kjo çështje nuk u adresua si duhet nga autoritetet, pavarësisht se për një javë studentët protestuan”, shprehet Qiraxhi, duke treguar çështjet që kanë rezultuar të suksesshme apo jo, pas reagimit të të rinjve.

Në hapësirën e krijuar në rrjetet sociale, ne kemi marrë edhe shumë përgjigje për pyetjen “Çfarë i shqetëson më shumë të rinjtë shqiptarë?”. Disa prej përgjigjeve të ardhura në drejtim të redaksisë sonë digjitale janë:

  • Papunësia (përgjigje shumë e përsëritur)
  • E ardhmja e pasigurt në Shqipëri
  • Tregu i punës, pasi të diplomuarit e kanë të vështirë të gjejnë punë në profesionin e tyre
  • Dilema: të qëndrojnë këtu apo të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit
  • Varfëria, etj.

Qiraxhi shprehet për #KUBI-n se për vitin e ri do të duhej më shumë angazhim nga ana e të rinjve për çështje politike, sociale dhe ekonomike për vendin e tyre, në mënyrë që shqetësimet që kanë t’i adresojnë për të gjetur zgjidhje.

“Shifrat dhe të dhënat nuk janë të kënaqshme për vitin që lamë pas. Të rinjtë më së paku kanë qenë aktiv në jetën shoqërore shqiptare. Duhet të rrisin në mënyrë të menjëhershme aksionin por edhe ndikimin e tyre për çështje të rëndësishme”, shprehet Qiraxhi, në formë thirrjeje për të rinjtë shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022