Qytetarët e Kosovës nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parashikon ndihmesa për bizneset, përfshirë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional.
Ky ligj është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku mori përkrahjen e 72 deputetëve. Jo gjithë qytetarët i gëzohen kësaj pakoje, meqë sipas tyre është e vonuar, dhe nuk do t’i ndihmojë aq sa duhet .
Xhavit Mustafa, i cili është pensionist thotë për KosovaPress se kjo pako nuk do të ndihmojë aspak qytetarët, meqë dyshon se do të keqpërdoren këto mjete.
“Pako e rimëkëmbjes ekonomike nuk i ndihmon aspak qytetarët, e kanë menduar për disa biznese, por bizneset në të shumtën e rasteve e keqpërdorin atë ndihmë. Dhe nuk do të shkoj për aty ku është dedikuar. Punëtori nuk do të ketë kurrfarë përfitimi nga ky rast. Shumë shtresa sociale nuk janë të ndihmuara në këtë periudhë”, thotë ai.
Ai thotë se dy qeveritë që kanë udhëhequr gjatë kohës së pandemisë, nuk kanë bërë sa duhet për pensionistët. Këta të fundit ai i fton të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme.
“Për pensionistët as qeveria e kaluar, as kjo qeveri nuk e ka folur asnjë fjalë, por faji është te pensionistëtm të cilët dalin dhe i votojnë në zgjedhje. Kisha sugjeruar që gjithë pensionistët në zgjedhjet e ardhshme që do të jenë sigurisht në pranverë, t’i bojkotojnë zgjedhjet”, shton ai.
Një pjesë e biznesit thonë se tetë muaj nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti.
“Shumë pak. Unë merrem me biznes që tetë muaj, asgjë nuk kam ndihmë. Nuk kam besim… 80 për qind na ka rënë shitja”, thekson ai.
Kurse Menduh Dema nga Prishtina e ka parë me optimizëm votimin e kësaj pakoje, pasi sipas tij do të ndihmohet qytetari.
“Shumë mirë. Në rast se mendimin e kanë të mirë t’i ndihmojnë popullit, mirë është”, thotë ai.
E për Mehdi Shalën pakoja është e vonuar, meqë pasojat e pandemisë janë të mëdha.
“Është e mirë, por është e vonuar, por pasoja ka, tani vonë kurrë nuk është. Por, shoqëria është ashtu që nuk e kupton, derisa u vetëdijësuan. Një herë për një herë nuk i kemi punët mirë. Këto mjete janë të dedikuara, por tani ndihmon, nuk mundem me dhënë konkludime, që nuk është e qëlluar. Kur nuk ke hapësirë, manovrime të tjera, duhet edhe kjo”, shprehet ai.
Dukagjin Nimani, i cili ka ardhur për pushime nga Amerika, shprehet se kjo ndihmë nga Kosova nuk krahasohet me shtetet tjera.
“Çdo pako ekonomike është e mirë, mendoj që në njëfarë mënyre do të ndihmoj. Mendoj që Kosova nuk ka mjaft mjete të financojë gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë. Aty besoj që është esenca. Shtetet e zhvilluara kanë mjete”, shton ai.
Ky ligj, kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës. Këto të fundit, parashikojnë që personave që tërheqin 10% nga Trusti Pensional, e të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë