Zgjedhjet në Rumani, pjesëmarrja pritet të jetë e ulët për shkak të pandemisë
Qytetarët rumunë u drejtohen sot kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet legjislative që pritet të rivendosin paksa stabilitet në shtetin i cili ka nga nivelet më të larta të emigracionit në Bashkimin Evropian.
Mes krizës ekonomike e shëndetësore të shkaktuar nga pandemia zgjedhjet pritet gjithashtu të sjellin në qeverisje një brez që erdhi në pushtet në një kohë trazirash kombëtare dhe identifikohet fuqimisht si Evropian.
Votohet për 329 vende në parlament ku përballë janë partia e kryeministrit në detyrë Ludovic Orban Partia Liberale dhe Partia Social Demokrate . Por shqetësim mbetet pjesëmarrja në këto votime për shkak të pandemisë
“Vala pandemike është rritur shumë më tepër krahasuar me zgjedhjet lokale dhe ju mund të shihni se moti nuk është shumë i mirë, kështu që kjo mund të mbajë shumë prej qytetarëve larg qendrave të votimit,” – thotë Andrei Taranu, profesor dhe analist politik.
Sipas shumicës së sondazheve, votimi ka të ngjarë të favorizojë politikanë të vendosur për të mbajtur Rumaninë në hap me rrjedhën e përgjithshme të BE dhe larg kampit të kombeve post-komunistë, të tillë si Hungaria dhe Polonia, me udhëheqësit e tyre populistë, e euroskeptikë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës