Iu bë atentat me eksploziv, kryeprokurori bullgar gris “live” letrën e dorëheqjes

16 Maj 2023 | 19:47

Kryeprokurori bullgar Ivan Geshev ka refuzuar të largohet, duke grisur letrën e tij të dorëheqjes ‘live’ në televizionin kombëtar dhe duke sulmuar rivalët në parlament.

“Do ta çoj deri në fund mandatin tim, sepse unë nuk kam frikë”, u tha gazetarëve 52-vjeçari ndërsa i quajti “plehra politike” rivalët e tij në parlament. Ai shtoi se po sulmohej nga “mafia politike, oligarkia dhe krimi i organizuar” dhe pretendoi se ish-kryeministri Bojko Borisov ishte prapa presionit që ai të jepte dorëheqjen.

Geshev tha gjithashtu se muajin e kaluar kishte marrë një ofertë, për të cilën i thanë se erdhi nga Borisov, për të filluar një karrierë politike ose për të shërbyer si ambasador në Izrael apo Turqi. Borisov ka mohuar të ketë bërë një ofertë të tillë

Deklaratat e Geshev erdhën mes presionit në rritje që ai të jepte dorëheqjen pas akuzave nga kundërshtarët  se kishte organizuar vetë vrasjen e tij.

Prokurorët nga Këshilli i Lartë Gjyqësor më pas nisën procedurat e shkarkimit kundër Geshev për “dëmtim të imazhit të sistemit të drejtësisë” duke shpërndarë informacione të supozuara të rreme dhe duke ndërhyrë në hetimin e shpërthimit të 1 majit pranë automjetit të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026