Çani flet për Himarën: Nuk i them dot të gjitha… Pse iu la Fredi Belerit bashkia

16 Maj 2023 | 23:46

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se fitorja e Fredi Belerit erdhi në një situatë shumë komplekse dhe si rezultat i bashkimit të disa rrethanave.

Sipas Çanit, duhet të plotësohen shumë kritere që të arrihet një sukses, dhe në rastin e Belerit mesa duket ka pasur një kimi mes tij dhe popullit të Himarës që e votuan.

“Nuk i them dot të gjitha, Himara është komplekse. Gjithmonë atje nuk ka pasur ndonjëherë hendek të thellë, në këtë rast ishin krijuar kushtet. Goro kishte 3 mandate, ndoshta njerëzit ishin lodhur, Beleri nga ana tjetër ishte insistues. Plus që është e vështirë të bësh inxhinieri elektorale kur ti ke futur 2 ditë para në burg kandidatin. U la kjo gjë të shkonte normalisht dhe ndodhi ajo që ndodhi. Duhet të plotësohen shumë kritere që të arrihet një gjë. Rama që është sot në pushtet nuk është rastësisht. Mund të jetë një djalë shumë i mirë, ka ngjitur. Duhet të plotësohen shumë gjëra që të arrish në sukses”, tha Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026