Basha takime me biznesin e vogël në Tiranë: Jeni braktisuar nga qeveria, duhet ndryshim
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11 në Tiranë, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël për krizën ekonomike në vend.
Gjatë bisedave me kryedemokratin, pronarët e bizneseve të vogla u shprehën se janë drejt falimentimit.
“Sa vjen, me shumë vështirësi, me shumë vështirësi. Ta mbyllim? Të rrimë në shtëpi fare, s’bëhet. Ça do bëjmë? Ça mund të bëjmë , të bëjmë. Ça t’i bëjmë, ja mbaj djalin këtu. Mbaj dhe shkollën dhe djalin dhe vetë, familjen, kemi 2 punëtorë. Me sforco të madhe”, u shpreh pronari i një Fast-Food-i.
“Shumë e vështirë gjendja. Ja ky dyqan mban 6 frymë në shtëpi. 4 janë fuqi punëtore që mund të punojnë. Asgjë hiç, s’ngelet. Veç hamë, s’e marrim vesh. I kemi këtu dhe merr ço në shtëpi. Që tek djathi, që tek frutat, zarzavatet, perimet, këto. Ja arka plot me mollë, shih si rri. Kush do ta blejë?”, tha një pronar marketi ushqimor.
Ndërsa kryetari i PD-së deklaroi se biznesi në Shqipëri, që sipas tij është braktisur totalisht nga qeveria.
Basha premtoi se kur të vijë në pushtet do të ndihmojë biznesin e vogël dhe familjet në nevojë.
“Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara.
Natyrisht, s’mund të arrijmë kurrë Anglinë apo Gjermaninë, por të paktën të bëjmë maksimumin siç po bëjnë vendet e rajonit. E kemi detyrë ndaj qytetarëve dhe ky është edhe premtimi kryesor që bëjmë sot, dhe nesër do keni një qeveri që ta keni në krahun tuaj. Pa ju dëgjuar edhe pa ju kuptuar është e vështirë pastaj t’ju ndihmosh.
Gjëja e parë, detyra e parë që ka dikush që kërkon t’ju shërbejë njerëzve, është t’ju dëgjojë, të kuptojë problemet edhe pastaj t’ju ndihmojë. Duhet të bashkojmë forcat. Duhet secili të bëjë detyrën e vet. Edhe unë garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Siç bën ti detyrën tënde si prind, si familjar, si punëdhënës me këta njerëz që i mban këtu, u paguan rrogën, edhe në si qeveri nesër do të bëjmë detyrën tonë. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë.
Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet.
Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet.”, u shpreh shefi i opozitës.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset