Paloka: Ramës s’i intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese para zgjedhjeve

7 Dhjetor 2020 | 11:22

“Nuk do të ketë formim të Gjykatës Kushtetuese as deri në 25 prill”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në Euronews Albania.

Pakola ka theksuar se qeveria Rama nuk ka interes që të krijohet Gjykata Kushtetuese pasi në të kundërt duhet të japë llogari edhe për zgjedhjet e 30 qershorit. 

“Nëse ne presim formimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të ketë formim të saj jo deri në fund të dhjetorit, por as deri më 25 prill. Ka një njeri, ka një grupim që nuk i intereson formimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është qeveria Rama, është maxhoranca e Ramës. Përndryshe do t’i duhej të jepte llogari duke filluar nga zgjedhet e 30 qershorit, e deri më sot për të gjitha shkeljet dhe vendimet anti-kushtetuese që ka marrë”, u shpreh ai.

Sipas nënkryetarit të PD-së Komisioni i Venecias në opinionin e fundit theksoi se qeveria ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. 

“Besoj që është e qartë raporti i Komisionit të Venecias. Nuk ka shumë vend për interpretim, qeverisë i janë drejtuar kërkesa të qarta. Venecias nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe për këtë ka rekomanduar që të gjitha vendimet lidhur me kodin zgjedhor duhet të kalojnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht se Venecia e bën të qartë që maxhoranca ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke kaluar Kodin Zgjedhorkur ku jemi shumë pak kohë para zgjedhjeve, ndryshohen rregullat e lojës.  Nuk është në parimet e Venecias dhe as në logjikën elementare të gjërave”, deklaroi ai.

Z.Paloka foli më tej edhe për çështjen e hapjes së negociatave me BE-në, ku theksoi se se sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk do të ketë hapje negociatash. 

“Sa të jetë Rama kryeministër, aq Gjermania, as Portugalia, as nga hëna po të vijnë ta marrin Presidencën ne nuk mund të presim që të hapen negociatat”, theksoi Paloka.

Lexoni gjithashtu:

Viti 2020, pa përfundime për zgjerimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026