300 mijë shqiptarë refuzuan të votojnë, opozita humbi 207 mijë vota nga 2021
BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës. Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021. Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.
Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.
Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën. Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja. Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.
Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.
Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente. Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë.
Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Nëse opozita do të ishte bashkë mund ta fitonin dhe këtë bashki.
LEXO GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni