Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ankimin e Ramazan Rrajës

17 Maj 2023 | 10:48

Apeli i GJKKO nuk pranon ankimin e Ramazan Rrajës për masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi është dorëzuar jashtë afatit. Rraja u arrestua pak kohë më parë në Fushë-Krujë nga policia e Durreëit pas disa muajve arrati. Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

NJOFTIMI I PLOTË

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 17.05.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 16 akti, datë 12.05.2023 regjistrimi, me objekt “kundër vendimit nr. 37 Akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim R.Rr., ndaj vendimeve nr. 80 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. dhe mbrojtësi i tij av. Elton Hyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026