Ndërtoi godinën 2-katëshe në zonën e mbrojtur, arrestohet pronari në Ksamil

17 Maj 2023 | 14:31

Një 49-vjeçar, i cili po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil është arrestuar nga policia.

Në pranga përfundoi shtetasi G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua shtetasi G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026