Rumani, kryeministri Orban jep dorëheqjen pas humbjes përballë populistëve të majtë
Kryeministri i Rumanisë, Ludovic Orban, ka dhënë dorëheqjen, pas një gare të ngushtë elektorale përballë Social Demokratëve.
Orban, lideri i Partisë Nacional Liberale (PNL) njoftoi dorëheqjen gjatë një dalje televizive pas një rezultati zhgënjyes të partisë së tij zgjedhje.
Me 95 për qind të votave të numëruara, Social Demokratët (PSD) kanë fituar rreth 30 për qind çka mund të mos jetë e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.
Më herët gjatë së hënës, Orban ka përjashtuar mundësitë për të hyrë në bisedime me Social Demokratët mbi formimin e një koalicioni, por nuk ka dhënë një sqarim më të qartë sesi partia e tij shpreson të arrijë shumicën qeverisë.
“Dua të jem shumë i qartë. Nuk do të negociojmë kurrë me PSD, nuk do të lejojmë kurrë që PSD të dëmtojë Rumaninë”, tha Orban.
Orban mori kryesinë e ekzekutivit pas rënies së qeverisë Social Demokrate, partia që ka marrë kritika të ashpra nga BE për ndërhyrjet në gjyqësor dhe skandalet me afera korruptive.
Vetëm 33 për qind e elektoratit rumun ka votuar të dielën, në krahasim me 39.5 për qind në 2016, por kjo sipas mbikëqyrësve ka ardhur si pasojë e pandemisë, por edhe prej zhgënjimit të përgjithshëm nga klasa politike e Rumanisë.
Lajmi në përditësim …
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni