Skeptikë për vaksinat në Britani, qytetarët dyshime për teori konspirative
Një minoritet i konsiderueshëm në Mbretërinë e Bashkuar duket se janë skeptikë sa i përket vaksinave anticovid të partnerëve Pfajzer dhe BionTech të miratuara për përdorim emergjent. I tërë vendi ka filluar përgatitjet për procesin e vaksinimit që mendohet të ulë ritmin momental të pandemisë. Megjithatë qytetarët besojnë se ky proces, përfshirë edhe vetë pandeminë, janë teori të konspiracionit.
“Një e katërta e popullsisë së Britanisë po shfaq mendime të tilla. Çereku tjetër vazhdimisht po mendon në termat e teorive të konspiracionit, si dhe rreth 1 në 10 persona duket se miratojnë një nivel të lartë të këtyre besimeve”, thotë Daniel Freeman, pedagog i Psikologjisë në Oxford.
Një studim i muajve të fundit në Britani ka treguar se gati 2/3 e popullsisë mendon të vaksinohet për COVID-19. Megjithatë shumë qytetarë janë shprehur të shqetësuar për vaksinat, pasi kompanitë I kanë zhvilluar ato shumë shpejt, si dhe i frikësohen efekteve anësore të medikamentit. Së fundmi janë zhvilluar edhe protesta nga londinezët kundër masave kufizuese dhe fillimit të procedurës së vaksinimit.
Ndërkohë qeveria po përpiqet t’i sigurojë qytetarët se vaksina është vërtet efektive. Autoritetet i kanë cilësuar këto pretendime si jo të vërteta dhe se interneti po luan një rol negativ në keqinformimin e qytetarëve.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq