Tensionet për gazin në Mesdhe, BE paralajmëron Turqinë për sanksione
Bashkimi Europian do të organizojë në datat 10 deri 11 dhjetor një takim ku do të diskutohet çështja e tensioneve në Mesdhe, për sa i përket zgjerimit të territoreve detare të kërkimit të gazit nga Turqia. Liderët e Bashkimit Europian kanë bërë me dije se do të vendosin sanksione ndaj qeverisë turke nëse nuk ulet në tryezën e dialogut dhe nëse vazhdon të kundërshtojë kërkesat e komisionit.
“Në muajt e fundit, Gjermania është përpjekur jashtëzakonisht të gjejë një rrugë për të intensifikuar dialogun mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Fatkeqësisht, tensionet mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë nuk kanë lejuar fillimin e bisedimeve/diskutimeve të drejtpërdrejta, si dhe ka pasur shumë provokime. Kjo është arsyeja e diskutimit sot mes anëtarëve të Bashkimit Europian, pra pasojat që po nxjerrim prej kësaj”, tha Heiko Maas, ministwr i Jashtëm i Gjermanisë
Nga ana tjetër Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, ka thënë se vendi “nuk do të përulet përpara kërcënimeve”, ndërsa është I hapur për dialog dhe negociata.
Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të intensifikohen. Kjo pasi kreu I shtetit turk nuk pranon të tërhiqet nga territoret detare të Greqisë. Situata e tensionit mes dy vendeve ka shpërthyer që në gusht, pasi Turqia natarë e NATO-s dhe kandidate për t’u futur në Bashkimin Europian, dërgoi një anije për të kërkuar burime natyrore në ujërat detare që pretendohen edhe nga Greqia.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut