“Muri”, jo vetëm kufizim i hapësirës, hapet ekspozita me vepra të artit bashkëkohor
Në Galerinë e Arteve të Tiranës është hapur ekspozita “Muri”, e cila sjell vepra të larmishme bashkëkohor artistike të punuar me teknika të ndryshme.
Vepra të larmishme artistike në telajo, qeramikë, skulpturë si dhe kompozime që ndërthurin teknika të ndryshme punimi, janë ekspozuar për publikun dhe dashamirësit e artit pamor në Galerinë e Arteve në Tiranë. 12 artistë të njohur të skenës së artit vizual shqiptar vijnë me një ekspozitë të titulluar “Muri”.
Muri që kufizon hapësirën, por ashtu dhe e krijon atë për tu mbështetur, për të ekspozuar. Kështu shpjegohet simbolika e emrit i zgjedhur nga grupi artistik, i cili për të katërtën herë me radhë sjell krijimtarinë e tij për publikun shqiptar.
Ambicie e drejtorit të galerisë, Abaz Hado, është që ta sjellë ekspozitën në hapësira promovuese më të mëdha.
“Planet janë për të bërë disa galeri, plani është që kjo galeri të zhvillohet më tutje, në hapësira më të mëdha, brenda kësaj hapsire,”-tha Abaz Hado.
Arben Meksi ka zgjedhur që në këtë ekspozitë karikaturat e tij t’i sjellë në telajo.
Vepra të ndryshme abstrakte, kubizëm, hiper-realizëm, si dhe karikaturat e kësaj ekspozite ofrojnë larmishmëri perceptimesh dhe konceptesh për vizitorët e të gjitha moshave.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)