69 aksidente në një muaj, 24,6% u shkaktuan nga shoferët e rinj
Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga 69 aksidente rrugore të ndodhura vetëm përgjatë muajit prill.
Për pasojë 94 persona janë dëmtuar e një pjesë e tyre kanë humbur jetën.
Sipas raportit të institutit të statistikave, shkak i aksidenteve në 87% është sjellja e drejtuesit të mjetit.
Shoferët e rinj vijojnë të zënë peshën më të madhe të aksidenteve. Sipas të dhënave grup-mosha 18-24 vjeç përbëjnë 24,6 % të rasteve që kanë shkaktuar një aksident rrugor.
Kryeqyteti qëndron në krye të listës për numrin më të lartë të aksidenteve. Ekspertët kanë nxjerr në pah se shumica e aksidenteve ndodhin në fundjavë dhe kryesisht në orët e mesditës.
Sipas raportit të Instat, në 4 muajt e parë të vitit janë regjistruar 332 aksidente rrugore në të cilin janë përfshirë 454 persona.
Ekspertët kanë nxjerrë në pah se numri i aksidenteve rrugore në periudhën janar-prill është ulur me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Ndërkohë, aksidentet rrugore si pasojë e sjelljes së këmbësorit për periudhën katërmujore janë rritur me 20%.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë