“Kutia e burgut i dha fitoren kandidatit socialist”, Nuri: Dyshojmë për manipulime
Avokati përfaqësues i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Franc Nuri tha se ata do i kontestojnë deri në fund rezultatet për bashkinë e Belshit dhe të Rrogozhinës, pasi sipas tij dyshojnë se janë bërë manipulime në kutinë e fundit të numëruar.
Në këto dy bashki rezultati i zgjedhjeve ka qenë shumë i ngushtë dhe fituesi është përcaktuar nga kutia me votat e të burgosurve.
“Kërkojmë informacion për këto dy bashki, sepse rezultati është tepër i ngushtë dhe ky rezultat është përcaktuar mbi bazën e kutisë së votimit të burgut.
Si në burgun e Rrogozhinës edhe në burgun e Belshit, është një kuti që ka qenë përcaktuese, për kryetarin e bashkisë së Belshit dhe të Rrogozhinës. Mendimet tona janë se aty duhet të fokusohemi nëse ka pasur apo jo parregullsi, pasi rezultati ka qenë shumë i ngushtë dhe fituesi u përcaktua nga kutia e burgut.
Në kutinë e burgut 90% e votave kanë shkuar për Partinë Socialiste, ky nuk është një trend normal. Në varësi të provave që ne do të gjejmë nga konstatime dhe këqyrja e kamerave, nëse kishin të drejtë apo jo të votonin, ne do paraqesim kërkesën për rinumërim, kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe është e sigurt se në këto dy bashki rezultatin do e kontestojmë deri në fund”,-tha për Euronews Albania avokati Franc Nuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)