Kush mund ta marrë drejtimin e PD-së zyrtare, skenarët dhe prapaskenat

18 Maj 2023 | 15:21

Rezultati i 14 majit rihapi edhe njëherë debatin brenda Partisë Demokratike. Ai që rihapi debatin dhe shumë skenarë ishte, Enkelejd Alibeaj me dorëheqjen e tij nga dy postet të kryetarit të komanduar dhe te kreut të grupit parlamentar.

Tani PD zyrtare duhet të gjej një kryetar të ri që duhet të votohet me një anëtar një votë sipas përcaktimeve në statutin e partisë.

Pikërisht në statut, përcaktohet se kur pozicioni i kryetarit të partisë lihet vakant, një nga nënkryetarët duhet të emërohet si i komanduar në drejtimin e partisë.

E vetmja që mund ta marrë drejtimin e partisë sipas statutit është Jorida Tabaku, por në kushtet që kjo e fundit e ka refuzuar një gjë të tillë vitin e shkuar, mbetet për t’u parë vendimi që do të ndërmerret.

Sakaq për drejtimin e grupit parlamentar dilemma mund të zgjidhet më shpejt, pasi aty nevojitet mbledhja e shumicës së anëtarëve të grupit parlamentar për të zgjedhur drejtuesin e ri dhe njoftimi i Parlamentit për ndryshimin.

Për këtë pozicion ka shprehur ambicien Ervin Salianji në fillimin e këtij viti, por i përfolur se mund të bëhet kryetar i grupit parlamentar ka qenë edhe Gazment Bardhi.

Gjithsesi, me gjithë këto zhvillime në atë që quhet PD zyrtare, ende nuk ka asnjë shenjë bashkimi me pjesën tjetër të partisë që është e rreshtuar në krahë të Berishës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026